Kujdesi per trupin 3 Mars 2021

Plazhi është më afër nga ç'mendoni, dieta me vezë të ziera që ju ndihmon të humbni 7 kg në vetëm 14 ditë

Kujdesi per trupin

Dhjetëvjeçarin e fundit kemi dëgjuar të flitet shumë për dietat. Është një term i përdorur rëndomtë, sidomos në periudhën para plazhit, por shpeshherë jemi të paqartë rreth kuptimit të vërtetit të tij. Dieta është një regjim ushqimor , një mënyrë e shpejtë për të rënë në peshë. Për këtë arsye ju propozojmë këtë dietë shëndetshme që ju ndihmon të humbni 5 deri në 7 kg brenda një një muaji.

Dieta e vezëve të ziera djeg yndyrat e padëshiruara dhe forcon metabolizmin Gjatë kësaj kohe duhet të pini 8 deri në 10 gota ujë qe të hidratoheni dhe të pastroni trupin nga toksinat. Për një rezultat sa më efikas, duhet të bëni gjithashtu gjysmë ore aktivitet fizik në ditë. Gjatë kësaj periudhe nuk duhet të konsumoni ushqime të shpejta dhe të pashëndetshme, pije alkolike si dhe duhet të limitoni përdorimin e kripës dhe sheqerit.

MENUJA PÊR JAVË 1 DHE 2

E hënë

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro, portokall ose limon sipas dëshirës.
Dreka: 1 patate e ëmbël e pjekur në furrë dhe 2 mollë.
Darka: 1 pjatë e madhe me sallatë jeshile dhe mish pule.

E martë

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro, portokall ose limon sipas dëshirës.
Dreka: Sallatë me mish pule dhe perime jeshile (si psh mashurka, spinaq, brokoli, presh, qepë të njoma etj(
Darka: Sallatë jeshile, 1 portokall dhe 2 vezë të ziera.

E mërkurë

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro, portokall ose limon sipas dëshirës.
Dreka: 1 racion djathë me pak yndyrë, 1 domate dhe 1 patate e ëmbël.
Darka: Sallatë jeshile dhe fileto pule në skarë.

E enjte

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro, portokall ose limon sipas dëshirës.
Dreka: Fruta
Darka: Sallatë jeshile me fileto pule dhe pak perime ne avull.

E premte

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro, portokall ose limon sipas dëshirës.
Dreka: Perime të ziera dhe 2 vezë.
Darka: Sallatë jeshile dhe peshk i pjekur në skarë.

E shtunë

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro, portokall ose limon sipas dëshirës.
Dreka: Fruta.
Darka: Pule dhe perime ne avull.

E diel

Mëngjesi: 2 vezë të ziera dhe 1 qitro, portokall ose limon sipas dëshirës.
Dreka: Sallatë domate, perime në avull dhe mish pule
Darka: Perime të gatuara në furrë

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor