Aktualitet 23 Shkurt 2021

"Terapitë që qarkullojnë nuk duhen ndjekur, por...”; Mirela Kumbaro tregon betejën me Covid-19

Aktualitet

Ish-ministrja Mirela Kumbaro ka treguar ditën e djeshme në një intervistë për news 24 betejën e saj dhe të familjes me Covid-19.

Pas 2 javësh ato tashmë janë jashtë rrezikut dhe e kanë kaluar këtë sëmundje.

Sipas saj pjesa më e rëndësishme është ajo psikologjike përveç mos neglizhimit dhe kujdesjes nga stafi mjeksor.

“Krahasuar me panoramën e përgjithshme, mendoj se mund të quhemi te rastet mesatare. Qetësia psikologjike është kryesore për të përballuar këtë virus. Kur e kalova unë kishim shumë miq, shokë, të infektuar, që në të njëjtën kohë shkëmbenim mesazhe, dhe mendoj se ana psikologjike duhet menaxhuar. Do duhet të merremi me pasojat psikologjike që do i lërë virusi shoqërisë. Ne u karantinuam dy javë në banesë, jo vetëm për protokoll, por edhe fizikisht ishim të pamundur. Kishim temperaturë, dhimbje trupi, këputje, pafuqi. Temperatura shkoi në parametrat 38-39 gradë. Këshillat e mjekut duhen ndjekur, është shumë i domosdoshëm kontakti me mjekun. Ishte këshilla e mjekut që na shoqëroi më shumë psikologjikisht për të na bindur të mos marrim antibiotikë, antiviralë, etj. Këto terapitë që qarkullojnë nuk besoj se duhen ndjekur, por ushqimi, vitaminat, shumë lëngje. Këto ishin këshillat që ne ndoqëm dhe monitorimi i situatës me analiza” u shpreh ish-ministrja Kumbaro.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor