Astroliving 22 Shkurt 2021

Edhe kali i kuq e ka një huq, zbuloni cilat janë pikat e dobëta të shenjës suaj të horoskopit

Astroliving

Të mësoni pikat tuaja më të dobëta, mund t’ju ndihmojë që të bëheni të vetëdijshëm për to dhe të mësoni t’i përmirësoni në të ardhmen. Duke i kthyer ato në forcë, do të mund t’i përdorni gjithnjë në avantazhin tuaj.

Dashi: Dashi mund të jetë një shenjë bujare dhe energjike, por është e paduruar dhe mund të shpërthejë me agresivitet për gjëra që mund të pendohet më vonë.

Demi: Demi është një nga shenjat më llupëse që rrezikon shumë po të mos kujdeset në lidhje me ushqimin.

Binjakët: Binjakët e kanë huq të flasin më shumë se ç’duhet dhe ndonjëherë merren me thashetheme.

Gaforrja: Gaforret janë të rrezikuara ndaj varësive, pasi kanë prirjen të mos duan t’i ndryshojnë gjërat, por t’i lënë siç janë.

Luani: Luani ka ego të zhvilluar dhe varësia nga vëmendja mund t’i kthehet në problem.

Virgjëresha: Virgjëresha është pak e ngurtë, e tepron me racionalitetin dhe ka një mani për të kontrolluar gjërat.

Peshorja: Peshorja nuk di të bëjë kompromise dhe ka një varësi ndaj gjërave të luksit.

Akrepi: Akrepi është shenjë misterioze e pasiononte, por njëkohësisht është hakmarrëse dhe e prirur për të pasur varësi ndaj seksit.

Shigjetari: Shigjetari mërzitet shumë lehtë dhe e ka të vështirë të përqendrohet në gjëra të qëndrueshme.

Bricjapi: Bricjapi e tepron me seriozitetin, aq sa bëhet pesimist. Shpesh ata shihen si njerëz të ftohtë.

Ujori: Ujori është shenjë e pavarur dhe e ka të vështirë të krijojë gjëra zyrtare, serioze. Fiksohet me ndjenjat dhe e humb fillin nga realiteti.

Peshqit: Peshqit janë ëndërrimtarë aq të ndjeshëm, sa ofendohen me një fjalë. Dëshira e madhe për t’u ndier të dashuruar i bën shumë kërkues nga kjo anë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor