Pastrimi 20 Shkurt 2021

Nga vodka tek shampoja; Disa metoda për të hequr njollat dhe erën e djersës nga rrobat

Pastrimi

Njollat e djersës në veshjet tuaja janë ndër më të vështirat për t’u hequr dhe shpesh na bëjnë që t’i mbajmë kot në dollap. Për këtë arsye, këshilla është të shfrytëzoni metodat natyrale për t’i kthyer veshjet e njollosura dhe me erë djerse në gjendjen e mëparshme.

Eliminoni njollat e djersës me vodka

Duket e pamundur, por vodka është shumë efikase për të hequr njollat e djersës nga veshjet. Në një shishe spray shtoni një gotë të vogël vodka të holluar me pak ujë të vakët dhe spruconi njollat e djersës. Lëreni të veprojë për 5 minuta dhe lajeni si zakonisht.

Hiqni njollat e djersës me detergjent enësh dhe shampo

Në një legen me ujë të ftohtë zhysni veshjen që doni të pastorni. Shtoni gjysmë gote detergjent enësh ose shampo për flokësh dhe lëreni githë natën. Më pas lajeni në lavatirçe dhe njollat e djersës do të jenë zhdukur krejtësisht.

Si të largoni aromën e djersës nga veshjet

Lërini veshjet në ujë me lëng limoni, uthull të bardhë për disa orë dhe më pas shtojuni pak zbutës për të përfunduar larjen. Është një metodë shumë efikase.

Si të largoni aromën e djersës nga veshjet me ujë të oksigjenuar

Zhysni veshjet që doni të pastroni në një legen me ujë ku keni shtuar pak ujë të oksigjenuar. Ky i fundit heq si aromën, ashtu edhe njollat nga veshjet tuaja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor