Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Që nga momenti kur një grua sheh dy vija blu në testin e shtatzënisë, të cilat shënojnë një ndryshim thelbësor në jetën e saj, e çdo sekondë në vazhdim, gjithçka merr një tjetër kuptim. Fëmija shndërrohet kështu në mendimin kryesor, bashkë me gjithë emocionet që përshkojnë një nënë si: frika, pasiguria, përgjegjësia e dashuria e pakufizuar që kapërcen çdo gjë.
Megjithatë, në një pikë bashkohemi të gjithë, nëse ekziston diçka që "tremb" mamatë e reja, është pikërisht ushqyerja.
Ushqyerja e duhur dhe e larmishme e fëmijës që në momentin e lindjes është thelbësore për rritjen, zhvillimin dhe mbrojtjen e duhur të shëndetit të tij.
Por cilat janë ushqimet e duhura për t'i përfshirë në dietën e tij? Jeni të bindura që po i gatuani ashtu si duhet, në mënyrë që të përftoni maksimumin e vlerave ushqyese? Për këtë dhe shumë të tjera, platforma Tring ju vjen në ndihmë me "Shijet e para", një emision dedikuar të gjitha nënave të reja dhe fëmijëve të vegjël, i cili i është besuar moderatores së njohur, Brundila Lahe.
Të gjitha ju nëna që doni këshilla, receta të veçanta dhe të shëndetshme për të vegjlit tuaj, do i gjeni në kanalin LIVING së bashku me Brunën, duke filluar që nga bërja e pazarit, gatimi e deri tek servirja për fëmijët.
"Shije të reja" do të jetë gjithashtu një kombinim përvojash me mama të tjera, nutricionistë, mjekë pediatër sepse fillimi i mbarë është porta për një stil jetese të shëndetshëm në të ardhmen.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...