Kujdesi per trupin 16 Shkurt 2021

Bëni këto 3 veprime çdo ditë dhe s'do të shihni as edhe një strijë të vetme në trupin tuaj

Kujdesi per trupin

Strijat ose çarjet e lëkurës janë ndër problemet më shqetësuese të femrave. Ato shfaqen kryesisht gjatë shtatzënisë ose kur kemi luhatje të peshës. Fibrat e kolagjenit që janë përgjegjëse për elasticitetin e lëkurës, tkurren dhe krijojnë fillimisht shenja të kuqe në lëkurë. Më pas ato shndërrohen në vija të bardha. Strijat mund të shfaqen kudo ; në stomak, vithe, kofshë, pulpë , krah dhe gjoks. Nëse jeni të predispozuar të zhvilloni strija, ose edhe nëse i keni tashmë, ka disa gjëra që mund të bëni për t’i eliminuar apo për t’i mbajtur nën kontroll.

Mbani nën kontroll peshën tuaj

Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të parandaluar strijat, pavarësisht nëse jeni shtatzënë apo jo, është të ruani një peshë të shëndetshme. Strijat mund të krijohen kur lëkura juaj tërhiqet për shkak të shtimit të shpejtë të peshës. Ju gjithashtu mund të vëreni strija edhe pas humbjes së shpejtë të peshës. Hani shëndetshëm dhe bëni ushtrime që ju ndihmojnë të mbani nën kontroll peshën tuaj.

Qëndroni të hidratuar

Pirja e mjaftueshme e ujit mund të ndihmojë në mbajtjen e lëkurës të hidratuar dhe të butë. Lëkura e butë nuk ka tendencë të zhvillojë strija, aq sa lëkura e thatë. Konsumimi i pijeve me kafeinë mund të rrisë rrezikun për të zhvilluar strija. Nëse pini kafe, sigurohuni që po balanconi konsumimin e lëngjeve me shumë ujë, çaj bimor dhe lëngje të tjera pa kafeinë.

Hani ushqime të pasura me zink

Zinku është një lëndë ushqyese e rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Ndihmon në uljen e inflamacionit dhe luan një rol të madh në procesin e shërimit të plagëve. Ka shumë prova deri më tani për një lidhje midis zinkut dhe strijave, duke përfshirë ushqime të pasura me zink në dietën tuaj, të tilla si arrat dhe peshku do të keni një lëkurë të shëndetshme.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor