Kujdesi per trupin 14 Shkurt 2021

Vajza e keni vetë FAJIN, këto gabime gjatë depilimit me brisk po ju acarojnë lëkurën

Kujdesi per trupin

Depilimi është një nga ato procese që për vajzat vazhdon në të katërt stinët e vitit, dhe brisku është një prej alternativave të shumta. Të gjithë e dimë se nuk është zgjidhja më e mirë kur na duhet që të depilojmë këmbët, krahët, sqetullat, por të gjithë i dorëzohemi rehatisë dhe shpejtësisë që sjell kjo metodë e heqjes së qimeve.

Ata janë të lirë, të lehtë për t’u përdorur, marrin shumë pak kohë dhe brenda pak minutash lëkura është e lëmuar, por është për të ardhur keq që rezultati zgjat shumë pak. Por, cilat janë gabimet që duhet të shmangni në këtë metodë depilimi.

Nuk e ndërroni shpesh tehun: Sigurisht, tehet zgjasin shumë, ne i lajmë, i thajmë, i vendosim në mënyrë të sigurt, por brisqet mund të përdoren jo më shumë se 5 herë. Ndaj, duhet t'i ndryshoni shpesh.

Nuk bëni dush më parë: Bëni një banjë të nxehtë të këndshme, në mënyrë që të hapni poret dhe të jeni në gjendje t'i arrini të gjitha qimet. Në këtë mënyrë do të largoni më shumë qime dhe nuk do të keni siklet për qime të futura në lëkurë.

Aplikoni alkool pas depilimit: Lëkura është me të vërtetë e ndjeshme ndaj këtij produkte dhe ju rrezikoni ta acaroni atë më shumë.

Nuk aplikoni një hidratues më pas: Ky është një ndër gabimet më të shpeshta, ndaj bëni mirë t'i kushtoni rëndësi këtij detaji.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor