Ëmbëlsira 13 Shkurt 2021

Mënyra më e shpejtë dhe më e ëmbël për të thënë ‘Të dua’? Këto ëmbëlsira të bëra vetë

Ëmbëlsira

Doni të dini cila është mënyra më e shpejtë dhe më e ëmbël për të thënë ‘të dua’? Me këto çokollata që përgatiten për vetëm 10 minuta, i keni dhuruar vetes dhe partnerit dhuratën më të bukur për Shën Valentin.

Përbërësit:

400 gr çokollatë e bardhë e copëtuar

12 gr mjedra të ngrira të thata

1 pako ëmbëlsira formë zemre

Sheqerka sprinkles me ngjyra

Një tavë katore 20 cm ku keni shtruar letër furri

 

Shkrini çokollatën në banjëmari

Hiqeni nga nxehtësia dhe më pas shtoni gjysmën e mjedrave.

Hidheni masën në tepsi dhe nivelojeni.

Lëreni të ftohe për tre minuta.

Dekorojeni me mjedrat e mbetura dhe ëmbëlsirat në formë zemre, si dhe sheqerkat

Lëreni të ftohet dy orë dhe priteni në katrorë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor