Ëmbëlsira 13 Shkurt 2021

Receta e karkanaqeve, biskotave të çdo familjeje në kohën e komunizmit

Ëmbëlsira

Nga Linda Fishta

Une i pergatita ashtu si mami im. Ajo i hidhte dhe nje dorë qumësht pluhur dhe thonte i mban te buta.
Pak përberës dhe shumë dashuri.
Perdora si mase nje gote çaji turke por ju mund te perdorni gote kosi 125 g ( nga ato qe shiten gati)
1 vezë
1 gote sheqer
1 gotë kos
1 gotë vaj ulliri
8 gota miell
1 gotë qumësht pluhur
1 lugë e vogël sode ëmbëlsirash
1 lugë gjelle lekure portokalli e grire në rende( ose limoni)
Përgatitja: ndezim furrën ne 180 gradë C
Ne nje tas perzieni me telin e vezeve sheqerin me vajin sa te tretet sheqeri( 1 minut), shtoni kosin, qumeshtin pluhur dhe se fundi miellin dhe soden me site.
Miellin shtojeni pjese pjese pasi do shihni sa ju duhet juve.Mamat tona thonin me sy e hedh miellin por une e mata qe ta keni nje ide afersisht.
E punojme me dorë qe te mos ngjise dhe pasi te pushoje pak i japim forma sipas deshiresI pjekim sa te marrin ngjyre.
Mami im kishte të drejteë mbeten te buta dhe te shijshme per disa dite rrjesht te ruajtura ne nje kavanoz qelqi të madh me kapak. Me këto masa dolen 2 tava të mëdha të furrës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor