Personazh / 12 Shkurt 2021, 14:28

Dervisi u kthye nga Anglia për të hapur një fermë dhish në Yrshek dhe nuk është penduar

Dervisi u kthye nga Anglia për të hapur një fermë dhish

Përgatiti Ani Jaupaj

Pak ankesa kanë të drejtë. Shumicën prej tyre e justifikon vetëm përtacia. Përndryshe, si shpjegohet që Dervis Kanina do linte një punë e një jetë të mirë në Angli, ndërkohë që shumica e moshatarëve të tij ëndërrojnë të kundërtën, për të ngritur një fermë dhish e pastaj një restorant, në rrethinat e Tiranës?!

Shpjegohet vetëm me punë. Dervisit nuk i mungonte asgjë, e megjithatë rehatia ku kishte rënë nuk i pëlqente më. Tani, prej muajsh nuk ndalon asnjë minutë. Kjo është ajo që do të bëjë, të punojë e të ketë rezultate të mira, sepse asgjë nuk vjen vetë, as në Angli, as në Suedi, askund. Pjesa tjetër janë vetëm fjalë. Ai që do të punojë, mumd ta bëjë kudo dhe kurdo.

Dervis, ta nisim nga fillimi, si vendose të kthehesh nga Anglia në Tiranë?

Në fakt, nuk e kam parë kurrë Anglinë si një vend ku do të ndërtoja jetën time. Që në fillim kam ikur me ide të qarta që do të kthehesha në Shqipëri dhe të investoja eksperiencen e marrë atje, këtu. Këtë vit, për shkak të pandemisë unë po punoja nga shtëpia dhe menduam bashkë me bashkëshorten, të vinim dhe të qëndronim në Tiranë për disa kohë dhe të vazhdonim punën nga ketu. Gjatë kësaj periudhe m\u prezantua si projekt “Bonum” i cili më frymëzoi aq shumë sa kuptova që ishte koha e duhur për të filluar një sfidë të re.

Dervisi u kthye nga Anglia për të hapur një fermë dhish

Ndërkohë që gjithë moshatarët e tu largohen, ty duhet të të priste diçka këtu, a kishe një bazë që të jepte siguri?

Ishte totalisht e paplanifikuar kthimi im në Shqipëri kaq herët,  kështu që e vetmja bazë që kisha këtu ishte familja ime.

Çfarë bëje në Angli? Prej sa kohesh jetoje atje?

Në Angli punoja si financier tek Nestle, më specifikisht te Nespresso, prej 5 vitesh. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe shumë e vlefshme për formimin tim profesional.

U angazhove menjëherë në hapjen e një ferme dhe prodhimin e produkteve me qumshtin e dhisë. Na trego pak për Bonum.

Bonum ështe një fermë dhish që prodhon djathra të ndryshëm francez dhie, si dhe djathra tradicionalë shqiptarë dhie. Së fundmi kemi filluar me ''Bonum Experience'' pranë fermës sonë. Një restorant me një menu produktesh kryesisht të fermës sonë, ku klientet mund të vijnë të shohin fermën, femijët mund të luajnë me kecat e vegjël dhe të shijojnë perëndimin e mrekullueshëm.

Dervisi u kthye nga Anglia për të hapur një fermë dhish

Dervisi u kthye nga Anglia për të hapur një fermë dhish

Dervisi u kthye nga Anglia për të hapur një fermë dhish

Edhe restoranti ishte në planet e tua? Në ç'fazë jeni tani?

Restoranti sapo është hapur dhe është në proces kolaudimi, të paktën deri në pranverë, kur dhe koha do jetë më e pershtatshme për të gjithë.

Dervisi u kthye nga Anglia për të hapur një fermë dhish

Dervisi u kthye nga Anglia për të hapur një fermë dhish

Tani që janë bërë disa muaj që je kthyer, mendon që ke bërë mirë?

Absolutisht që po. Më pëlqejnë sfidat dhe në Angli kuptova që kisha zënë rehat për ca kohë, ishte koha të bëja një ndryshim rrënjësor dhe të sfidohesha me diçka të re. Me Bonum çdo ditë është një aventurë e re dhe çdo dite ka diçka për të mësuar. Në Shqipëri jam dhe pranë familjes, gjë që më motivon, dhe më jep një mbështetje shumë të madhe në çdo hap që hedh. 

Horoskop