Të dy me kancer, zbulohet takimi i fshehtë i Mbretit Charles me Kate Middleton
Mbreti Charles dhe Kate Middleton po mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre kundër kancerit, të cilin ata po e luftojnë ...
NGA LINDA FISHTA/FOTOGRAFIA ARMAND HABAZAJ
Kemi hyrë zyrtarisht në periudhën e një prej frutave më të shijshme dhe të ëmbla të pranverës, luleshtrydhet. Sot ju propozojmë të bëni kek me krem pastiçerie dhe luleshtrydhe, një ëmbëlsirë e lehtë, të cilës nuk mund t'i rezistojë askush.
PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM
Për bazën: • 300 g miell Tipi 00 • 200 g sheqer • 4 vezë të mëdha • 100 ml qumësht • 150 ml vaj luledielli • 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (15 g) lëkura e grirë e 1 limoni organik • 1 bustinë vanilje.
Për kremin e pastiçerisë: • 2 vezë të mëdha • 500 ml qumësht • me yndyrë • 120 g sheqer • 60 g miell Tip 00 • lëkura e 1 limoni organik në feta të holla, vetëm pjesa e verdhë e tij • Na duhen gjithashtu: 350 g luleshtrydhe.
PËRGATITJA: Në fillim përgatisim kremin e pastiçerisë, i cili duhet të ftohet. Vëmë qumështin të ngrohet në zjarr të ulët bashkë me lëkurën e limonit. Në një tas rrahim vezët me sheqerin me rrahësen me dorë, derisa të bëhen si shkumë, shtojmë miellin dhe i përziejmë akoma. Tani shtojmë ¼ e sasisë së qumështit të nxehtë dhe pasi t’i kemi përzier mirë, e shtojmë të gjithë sasinë në tenxheren ku kemi qumështin. E lëmë tenxheren në zjarr derisa të marrë valë për disa minuta, duke e përzier pa ndërprerje me rrahësen me dorë. E heqim nga zjarri, heqim lëkurën e limonit dhe e hedhim në një tas, që të ftohet plotësisht.
Ndërkohë, përgatisim bazën e tortës: `Ndezim furrën në temperaturën 170° C. Rrahim vezët me sheqerin me rrahësen elektrike të vezëve, shtojmë vajin duke e rrjedhur, qumështin, vaniljen, lëkurën e limonit, miellin dhe sodën me sitë. Hedhim brumin në tavë të lyer me vaj e miell dhe shpërndajmë me lugë në sipërfaqe kremin e ftohur dhe luleshtrydhet të prera në mes, nëse janë të mëdha. E pjekim për rreth 45 minuta.
Mbreti Charles dhe Kate Middleton po mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre kundër kancerit, të cilin ata po e luftojnë ...
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...