Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Në mesazhin e xhiruar në Shtëpinë e Bardhë që do të transmetohet në Ditën e Kafshëve Shtëpike 17 shkurt, Jill Biden, inkurajon te gjithe ata që kane kafshë të mbrojnë veten nga COVID-19 duke mbajtur maska fytyre, duke insistuar se kjo ndihmon që dhe kafshët e tyre të mbeten të shëndetshme.
“Dashuria pa kushte që të japin qentë është një nga gjërat më të bukura të jetës”, thotë ajo mes të tjerash, duke shikuar nga qentë e saj. “Kështu që vendosni maskën tuaj, edhe kur shëtisni qenin”.
Pastorët gjermanë presidencialë Champ e Major qëndrojnë gjithë kohës të ulur në këmbët e Zonjës së Parë, në klipin e filmuar pranë vatrës së zjarrit në adresën më të famshme në SHBA, 1600 Pennsylvania Avenue, edhe pse në një koment ajo bashkohet me ta duke u ulur në dysheme për një përkëdhelje të shpejtë.
Në fillim të videos, Jill lavdëron qentë e saj duke i quajur ‘burim gëzimi e ngushëlimi’ gjatë periudhës së pandemisë, teksa thotë: “Përshëndetje, unë jam Jill Biden këtu në Shtëpinë e bardhë, dhe këta janë dy qentë tanë, Champ e Major.
“Për shumë prej nesh gjatë pandemisë kafshët shtëpiake kanë qenë një burim gëzimi i ngushëllimi, edhe lehin një ose dy herë gjatë video konferencave”.
Gjatë videos Champ në një moment duket se këputet nga gjumi, ndërsa edhe Major shikon me dembelizëm rrotull dhomës.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...