Ëmbëlsira 4 Shkurt 2021

Tortë me tre përbërës: Pa miell, pa sheqer, pa maja

Ëmbëlsira

Po,  është e mundur të përgatitet një tortë vetëm me tre përbërës: vezë, djathë dhe çokollatë të bardhë. Pa miell e maja. Le ta provojmë së bashku.

Përbërësit:

100 gr djathë kremoz i ëmbël

120 gr çokollatë e bardhë

3 vezë

Përgatitja:

Ndezim furrën në 170 gradë.

Marrim vezët në temperaturën e ambientit dhe ndajmë të verdhat nga të bardhat.

I vendosim të bardhat në frigorifer.

Shkrijmë çokollatën në banjëmari ose mikrovalë për disa sekonda.

Ndërkohë marrim të bardhat e vezëve dhe i rrahim marengë.

Në një enë shtojmë çokollatën e shkrirë dhe kremin e djathit duke i përzier mirë.

Tani mund të shtojmë edhe të verdhat (të cilat nuk i rrahim) duke i përzier me një spatul.

Së fundi shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura marengë duke i përzier me shumë kujdes.

E hedhim masën në një formë për torta me diametër 22-24 cm

E vendosim tortën në furrë dhe e mbushim tavën që ka vetë furra me ujë në mënyrë që të krijohet avull.

E pjekim për 15 minuta në 170 gradë, më pas e ulim temperaturën në 160 gradë edhe për 15 minuta të tjera. Më pas e fikim furrën dhe e lëmë tortën brenda edhe për 15 minuta të tjera.

Tashmë ëmbëlsira është gati për t’u servirur në tryezë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor