Tendencat e fundit te modes
Si të ndiheni femërore por në të njëjtën kohë komode dhe të relaksuara? Përgjigjia është tek fustanet dimërore chic dhe të ngrohta të sezonit. Fustanet prej leshi mini, medium dhe të gjatë janë një mënyrë për t’u veshur mirë dhe me stil si në rrugë, shtëpi apo punë. Kashmiri, deveje, apo veluri, të kombinuar me streçe apo geta ato na ofrojnë një look të sigurt kudo. Revista Elle ka përzgjedhur 10 fustanet më të pëlqyer dhe më ‘in’ të këtij dimri. Hidhuni një sy dhe zgjidhni të preferuarin tuaj: