Santa Style 2 Shkurt 2021

S’ka nevojë për ndryshim gardërobe; Sipas Santana Çomorës, sekretet e stilit të këtij dimri i kemi në dollap

Santa Style

Nga Santana Çomora

Në një kohë kur e gjithë bota është prej thuajse një viti, nën pushtetin e Covid 19, të ndjekësh tendencat e fundit të modës është gjëja e fundit që mund t'ju shkojë ndërmend. Megjithatë s'ka pse të jetë kështu, asgjë nuk ju pengon të dukeni bukur dhe stylish edhe në kushte pandemie. Siç tashmë e dini, fillimi i vitit  është periudha ideale për të ndryshuar gardërobën dhe për të përqafuar trendet e reja, të cilat këtë vit janë plot ngjyra dhe vënë theksin tek komoditeti, duke ju përshtatur kështu edhe situatës së re në të cilën jetojmë.

Dhe kush më mirë se kryeredaktorja e modës në revistën "Living", Santana Çomora, njëherazi një personazh mjaft i dashur për publikun femëror falë edhe rubrikës "Santa Style", mund të na fliste për to. Ajo ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit "7 pa 5" prej nga ku na njohu me prurjet më IN të momentit.

Që në krye te herës ajo theksoi se shumë prej shtëpive të modës, por edhe personazhe të njohura kanë nisur të bëjnë koleksionet e tyre me tutat. Tutat vijnë me ngjyra të ndezura, të forta që mund t'i kombinoni me hoodies, por edhe me taka.

Një tjetër protagoniste kryesore e këtij dimri është lëkura, të cilën e gjejmë pothuajse kudo. Një risi e këtij sezoni janë fustanet dhe këmishët e lëkurës. Këto të fundit, të kombinuara me një tjetër material do t'ju japin atë prekjen finale që kompleton pamjen tuaj.

 

Një nga trendet kryesore të këtij sezoni janë palltot me ngjyra, të cilat janë kthyer në një must për shumë vajza dhe gra, falë edhe jehonës së serialit të famshëm "Emily in Paris".

Përveç materialeve klasike dimërore, sivjet vëmë re që janë shumë në modë edhe palltot velvet, të cilat janë shumë klas dhe glamur. Santa shkon më tej duke thënë që aktorja e njohur Nicole Kidman është gjithashtu fanse e tyre, madje i ka përdorur gjerësisht në serialin "The Undoing".

Për sa i përket këpucëve, tendenca më interesante e këtij sezoni janë çizmet Chelsea, një koncept anglez frymëzuar nga stili ushtarak, por shumë të kombinueshme. Në këtë sezon e veçanta është se duhet të fusim pantallonat në to, edhe këto të fundit të gjera sipër, në stil ushtarak.

Për më tepër ndiqni intervistën e Santana Çomorës më poshtë:

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor