Pastrimi 2 Shkurt 2021

6 përdorime ndryshe të qumështit që do të shpëtojnë ditën tuaj

Pastrimi

Siç dihet, përdorimet e qumështit shkojnë përtej kuzhinës. Nga trajtimi i sëmundjeve të ndryshme, flokëve trupit deri tek punët e përditshme siç janë pastrimi i mobiljeve dhe këpucëve prej lëkure, zëvendësimi i produkteve specifike të shtrenjta me qumështin do t’ju nderojë.

Ju shpëton nga djegia e syve

Shpëlani sytë me qumësht nëse keni djegie për shkak të piperit apo produkteve të tjera agresive që shkaktojnë diegie sysh.

Përdoreni si fertilizues për bimët

Qumështi ndihmon në rritjen e bimëve. Ai parandalon mungesat e kalciumit dhe lufton shfaqjen e mykut. Mbron gjtihashtu bimën nga sëmundjet. Mos e përzieni qumështin me plehra të tjerë pasi nëse kimikatet përzihen me të, mund të asgjësojnë benefitet e qumështit.

Mund të drejtoni flokët me qumësht

Përdorimi i qumështit në flokët tuaja, jo vetëm i bën më të shndritshëm dhe të fortë, por ndihmon edhe në drejtimin e tyre. Ju duhet vetëm një krëhër, një shishe spray dhe 1/3 gote qumësht. Hidheni qumështin në shishe dhe spërkasni flokët duke i masazhuar dhe krehur ata. Lërini për disa minuta flokët të lagur me qumësht pastaj shpëlajini për të elimnuar aromën e tij. Kjo është një teknikë e mirë tek flokët me onde, por qumështi nuk funksionon njësoj nëse i keni kaçurrela.

Pastroni make up-in me qumësht

Qumështi nuk bën mirë vetëm për flokët, por edhe për lëkurën. Në vend që të përdorni produkte specifike për të hequr make up-in, përdorni qumësht. Aplikojeni në fytyrë, më pas fshijeni me një copë pambuku ose sfungjeri. Përveçse largon çdo mbetje të make up-it, qumështi e mban lëkurën të hidratuar duke ruajtur lagështinë.

Mund ta përdorni qumështin për të reduktuar inflamacionin e shkaktuar nga pickimi i insekteve

Proteinat që gjenden tek qumështi qetësojnë lëkurën pas pickimit të një mushkonje. Përziejeni qumështin me pak ujë, zhysni një shami në të dhe aplikojeni në lëkurën e inflamuar. E njëjta përzierje mund të përdoret edhe në rastin e djegieve të diellit.

Përdorni qumështin për të pastruar lëkurën

Pavarësisht nëse doni të pastroni çantën e dorës, të shpinës ose këpucët, qumështi ndihmon në heqjen e njollave dhe gërvishtjeve në lëkurë (përveç njollave të vajit). Pasi ta keni pastruar me qumësht sipërfaqen e lëkurës, fshijeni me një leckë të pastër për të hequr qumështin e tepërt dhe për të eliminuar aromën e pakëndshme.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor