News / 1 Shkurt 2021, 20:13

Oh ç'u kënaqëm! Pasi i ra jastëku, nusja tradhtare bën MEA CULPA publike

Oh ç'u kënaqëm! Pasi i ra jastëku, nusja tradhtare

Opinion nga Zhaklin Lekatari

Thonë që çudia më e madhe tre ditë zgjat dhe ja ku jemi përsëri duke folur për skandalet e shoqërisë shqiptare, e cila kërkon llogari nga personazhe të reja për publikun dhe jo nga ata që i qeverisin prej vitesh. Megjithatë po lë mënjanë politikën dhe po fokusohem tek skandali i ndodhur në emisionin "Përputhen", nga i cili publiku ngeli i zhgënjyer për shkak të çiftit të parë të formuar që në të vërtetë veç i tillë nuk ishte (ndonëse dalja e tyre u shoqërua me ndarje llokumesh dhe premtime për fejesë).

Oh ç'u kënaqëm! Pasi i ra jastëku, nusja tradhtare

Është e pamundur të injorosh atë që ndjek shoqëria  dhe nëse nuk e pëlqen, duhet ta dish dhe ta pranosh si një fakt dhe realitet, edhe pa hyrë në analiza të përmbajtjes. Kështu nusja (Tea) na doli e lidhur me një ish-konkurrent (Beartin) dhe deri këtu do thoni ju nuk ka asgjë te keqe. Në fakt nuk ka sepse njeriu nuk i jep llogari kujt për zgjedhjet personale, llogaridhënia fillon kur përgjegjësia e asaj çka je dhe përfaqëson shtrihet përtej intimitetit të qytezës, lagjes dhe familjes tënde, kur ti me vetëdije të plotë ke marrë përsipër jo vetëm të tregosh një shembull për rininë shqiptare, por dhe të përfitosh ekomikisht.

Kështu që në republikën tonë të bananeve, ku çdo çudi zgjat tre ditë, nusja vendosi të bëjë një mea culpa që u pasua nga në giveaway i fuqishëm “për dhuaratat e premtuara”. Ndërkohë në këtë kakofoni gënjeshtrash e shtirjesh, kemi një produksion që fërkon duart sipas parimit “nuk ka marketing të keq”, kemi disa pseudoaktorë të cilët pa talente dhe pa ditur mirë kohët e foljes në gjuhën shqipe, ju këshillojnë si të harxhoni paratë tuaja.

Kemi biznese që nuk e kam të qartë nëse kanë ndonjë strategji marketingu të mirëfilltë dhe nëse e kuptojnë që numrat e ndjekësve 13 vjeçarë nuk përkthehen në blerje dhe të ardhura; kemi lot, zhgënjim nga një publik i pa rafinuar që nuk bën dot dallimin midis jetës reale dhe virtuale dhe në fund jemi ne, që prej vitesh punojmë për një kontribut, për vlera, për emancipim, për shembuj që fëmijët të mund të ndjekin me krenari apo për marrëdhënie të shëndetshme.

E si thonë në Përputhen, mbetet për t’u parë si do ta vlerësojë publiku gjithë këtë mesele, mungesën e profesionalizmit të realizimit të programit, shtirjen dhe mashtrimet e personazheve trend, bombardimet e giveaway, analistët, akuzat dhe kërkesën e llogarisë për disa të rinj që janë pasqyra e shoqërisë që kemi ndërtuar gënjeshtare, hipokrite dhe mosmirënjohëse. Vendoseni ju.

Horoskop