Kujdesi per trupin 27 Janar 2021

Adele humbi 40 kg falë saj, pse dieta Sirt është edhe këtë vit më e preferuara nga qindra mijëra njerëz

Kujdesi per trupin

Fjala dietë gjithmonë ka tendencë të shoqërohet me një seri kufizimesh që synojnë mbërritjen e peshës ideale, por a duhet të jetë kështu? Dieta Sirt, falë së cilës, Adele humbi 40 kilogramë përbën krejt të kundërtën dhe mund të jetë një alternativë ndryshe, për të gjithë ju që doni të dobësoheni. Ajo u shpall dieta më e përdorur gjatë 2020-s dhe është vënë re një rritje e përdorimit të saj edhe tani në Evropë, e jo vetëm.

Dieta e Sirt lindi nga mendjet dhe përvoja e dy dietologëve britanikë, Aidan Goggins dhe Glen Matten. Ajo bazohet në veprimin e një grupi proteinash, të quajtura sirtuins. Përveç kryerjes së një aktiviteti enzimatik, ato janë në gjendje të rregullojnë dhe të ndërhyjnë në funksione të caktuara metabolike.

Me fjalë të tjera, nëse stimulohen siç duhet, këta "rregullues super metabolikë" mund të ndihmojnë trupin të djegë kaloritë e marra përmes ushqimit, duke garantuar kështu humbje më të shpejtë të peshës. Por jo vetëm, sirtuins, në të vërtetë, përveç aftësisë së tyre për të eliminuar dhjamin, ndikojnë edhe në gjendjen tuaj emocionale dhe në jetëgjatësinë tuaj. 

Cilat janë këto ushqime miqësore me këtë dietë? Çokollatë, me të paktën 85% kakao; Vaj ulliri ekstra i virgjër; Kafe dhe çaj jeshil; Majdanoz; Piper djegës; Radikio; Qepë të kuqe; Verë e kuqe; Lakër Brukseli; Soja; Luleshtrydhe; Turmerik; Arra.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor