A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Autoritetet shëndetësore në Francë përdorimin e maskave prej cope pasi nuk garantojnë mbrojtje të sigurit ndaj varianteve të reja të Koronaviusit, të identifikuara deri më tani në Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut dhe Brazil. Pritet që ky shtet të shtrëngojë akoma më shumë masat kufizuese, duke rritur distancën nga një metër në dy. Ky vendim i ekspertëve pritet të miratohet në ditët në vijim.
Këshilli i Lartë për Shëndetin Publik ka deklaruar në fakt se shumë maska prej cope, shpesh të preferuara sepse lahen dhe përdoren përsëri, nuk garantojnë mbrojtje ndaj varianteve të reja.
“Ne nuk po vëmë në pikëpyetje dobinë e maskave të përdorura deri më tani”, por meqenëse nuk kemi variante të reja, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të përmirësojmë armët mbrojtëse që kemi”.-shpjeguan autoritetet franceze
Gjithashtu edhe Gjermania ka njoftuar ndalimin e maskave copë. Autoritete kanë bërë me dije po ashtu edhe zgjatjen e bllokimit deri në 14 shkurt. Ky vendim u mor gjatë një takimi virtual midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe guvernatorëve të 16 landeve gjermanë të mbledhur për të diskutuar shtrëngimin e masave anti-Covid.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...