Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Nga Ani Jaupaj
Më shumë se sa ngjyrat e forta në telajot e Markel Capos, tërheq vëmendjen kompozimi. Kalatë e Shqipërisë janë të vendosura si kurorë në kryet e grave me veshje tradicionale të secilës zonë. "Kurorat e Gurit' e ka quajtur autori ciklin që megjithëse në pjesën më të madhe është shpërndarë tashmë nëpër botë, ende vijon. Kala të tjera, histori të tjera e gra që nuk e humbasin kurrë fuqinë. Autori tregon për Living rrugën nga frymëzimi deri te realizimi i punëve që po vijojnë të zhvillohen.
"Kurorat e gurit" u ekspozuan ca kohë më parë në Kalanë e Tiranës. Nuk kishte vend më të mirë. Tani janë shpërndarë, apo jo? Ku ndodhen?
Shumë prej tyre sot jane shpërndarë, në Maqedoni, Zvicer, Kosovë, SHBA dhe sigurisht në Tiranë.
Si është zhvilluar te ty ideja për t'i kurorëzuar gratë me kalatë e vendit?
Gjithmonë kam adhuruar gurët e kalave dhe mbijetesën e tyre në kohë gjithashtu nisur dhe nga pervojat e mia personale, më ka rezultuar gjithmonë i vërtetë fakti që gruaja është shumë e fortë mban mbi vete pesha aq të rënda sa vetem ato mund t'i përballojnë, pastaj jam intriguar nga historia, gojedhenat e mitologjia. Nisur nga këto ndjesi lindi edhe ideja e një gruaje të fortë duke mbajtur mbi kokë një “kurore guri”
Çfarë përfaqëson për ty kalaja për ta vendosur mbi kryet e një gruaje. Si i ke berë kombinimet e secilës kala me gruan që e mban mbi krye?
Siç e thashë dhe me lart, gruaja përfaqëson forcën e madhe për të mbajtur pesha shumë të rënda në jetë.
Sigurisht, jam bazuar te historia e secilës kala, ajo reflektohet dhe në portretet e çdo gruaje në punët e mia dhe veshjet e zonës.
A ishte i nevojshëm studimi i kalave nga ana arkitekturore?
Shumë prej kalavae i kam vizituar, disa prej tyre i kam parë nga fotografi dhe arkiva të miqve, nuk i kam studiuar aq në detaje përveç pjesëve ballore të cilat i kam dhe në telajo.
Çfarë je duke bërë tani, me çfarë je duke punuar?
Cikli Kurore Guri po vazhdon akoma, kohë pas kohe punoj edhe punë të tjera që janë frymëzim i momentit, tani jam duke punuar diçka që do jetë shumë shpjet e ekspozuar pranë Kalasë se Tiranës, te galeria Hoda aty ku jane punet e mia.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...