Udhëtime 26 Dhjetor 2020

Nëse po planifikoni të udhëtoni drejt Turqisë duhet të keni me vete këtë...

Udhëtime

Duke filluar nga 28 dhjetori, kushdo që udhëton me avion për në Turqi do i duhet të ketë me vete një test PCR apo tampon negativ për COVID-19, të bërë brenda 72 orëve të fundit. E njëjta gjë dhe për persona që udhëtojnë në rrugë tokësore, por për ta masat nisin nga 30 dhjetori.

Lajmi është publikuar ditën e djeshme nga ambasada turke në Tiranë, e cila njoftoi masat e reja të vendosura nga autoritet turke për pandeminë. Gjithashtu bëhet me dije se udhëtarët që nuk janë pajisur me përgjigjen e testit, do të karantinohen për 7 ditë dhe më pas do t’i nënshtrohen tamponit nga autoritetet turke.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor