Sallatat
Një sllatë e bukur për t’u parë sepse është e kompozuar me ngjyrat e Krishtlindjeve, është e shijshme dhe bashkon disa shije. Sallata e Krishtlindjeve me arra dhe kokrra shege ëshë perfekte si anipastë ose sallatë për pjata me bazë peshku ose mishi. Nuk duhet t’ju mungojë as në natën e ndërrimit të viteve si fatsjellëse për vitin e ri.
Përbërësit:
100 gr sallatë valeriane
Gjysmë shege
10 arra
3 lugë vaj ulliri e.v
Përgatitja:
Lani me kujdes sallatën valeriane, edhe në rast se e blini në qese në frigorifer.
Ndani shegën në kokrra.
Qëroni arrat
Bashkoni përbërësit në një enë të madhe: si fillim sallatën, pastaj shegën dhe në fund thelpinjtë e arrës
Shtoni pak vaj ulliri, përziejeni sallatën dhe kujdesuni që të jenë të dukshme të tre ngjyrat e Krishtlindjeve