Orakulli i kuzhinës 21 Dhjetor 2020

Lista e pazareve për Krishtlindje për një drekë pa stres

Orakulli i kuzhinës

E keni bërë listën e pazarit për Krishtlindje? Edhe nëse nuk keni shumë aftësi organizative dhe preferoni më shumë shtëpinë, po ju japim një ide rreth atyre që duhen në drekën e Krishtlindjeve dhe disa ditë më pas.

Si ta organizoni më mirë drekën e Krishtlindjeve

Rreziku më i madh është të vendosni në minutë të fundit për diçka dhe të mos e gjeni dot atë që ju duhet, sidomos ushqime dhe gjëra bazë të tryezës. Në këtë rast, duhet të parashikoni një rritje të buxhetit të parashikuar për blerjet, prandaj sigurohuni që pajisjet kryesore të kuzhinës t’i keni në rregull disa ditë përpara.

Si fillim bëni një inventar të gjërave që keni në shtëpi, si në rafte ashtu  edhe në frigorifer e zonën e ngrirjes. Falë këtij inventari do të fokusoheni më pas tek gjërat që mungojnë dhe në bazë të numrit dhe preferncave të të ftuarve, vendosni çfarë do të përgatisni dhe llogarisni sasitë.

Zgjedhja e menusë: Çfarë do të gatuani

Pasi keni bërë një inventar të gjërave në dizpocion, duhet të kaloni tek dreka e Krishtlindjeve dhe duhet të dini më përpara çfarë do të gatuani. Cili është sekreti për të mos harruar asgjë? Lexoni mirë recetat dhe shkruani gjithë përbërësit që duhen duke shënuar me X ato që keni në dispozicion.

Pasi të keni mbaruar këtë proces, organizoni listën e pazarit.

Lista e supermarketit

Organzimi i produkteve duhet bërë në bazë të dyqaneve ku do të bëni blerjet. Merrni një karrocë dhe mbani listën para syve në mënyrë që të evitoni xhirot e kota nëpër rafte. Mes përbërësve të parashikuar për pjatat tuaja, mes ushqimeve që nuk duhet të mungojnë për drekën e Krishtlindjeve nuk duhet të mungojnë produkte si qumështi, vezët, sheqeri, miellrat e të gjitha llojeve, buka e grirë (galet), vaji i ullirit, vaji për skuqje, aceto, kripë, piper, erëza të ndryshme, majaja, salca e domateve, orizi, pastat e gjata dhe të shkurtra dhe gjithashtu baza për  tortat e kripura dhe të ëmbla: gjalpi, salloja, bishtajat e thata, konservat, kakao, djathra.

Për sa i përket produkteve joushqimore , të mos harroni pecetat, kruajtëset e dhëmbëve, mbulesat e tavolinave, letrat e kuzhinës, letrat për të skuqurat, kontenitorët, letra furre, letra alumini, qese kuzhine, sfungjerë enësh, detergjent enësh, etj.

Tek dyqani i peshkut

Nëse jeni të zotët në filetim, mund të blini një peshk të tërë salmon duke llogaritur 200 gr për person. Por mund të blini gjithashtu açuge, fruta deti, molusqe, etj.

Tek dyqani i mishit

Specifikoni mishrat që kërkojnë gatim të gjatë dhe ato që kërkojnë kohë të shkurtër gatimi. Mund të zgjidhni sallamra të ndryshëm nëse do të përgatisni antipasta me djathë. Mos blini mish krudo për tartar dhe karpaço, pasi duhet të jetë shumë i freskët. Edhe në këtë rast, llogarisni 200 gr për person.

Frutat dhe perimet

Zgjidhni frutat dhe perimet e stinës: shegë, kunguj, radikio, sallatë jeshile, kërpudha, portokaj. Por mos harroni edhe frutat e thata, lajthitë, hurmat arabe për të gjallëruar drekën tuaj të Krishtlindjeve. Është e rëndësishme të blini edhe bimë aromatike dhe erëza të freskëta për t’u dhënë më shumë shije pjatave

Çfarë nuk duhet të mungojë

Nuk duhet të mungojnë ushqimet që mendohet se sjellin fat siç janë thjerrëzat, gjithashtu edhe verërat. Mos harroni turshitë ose konservat e ëmbla...

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor