Tendencat e fundit te modes 11 Dhjetor 2020

Këto janë 2 ngjyrat në modë për vitin 2021; Jo vetëm të bukura por dhe me një mesazh të fshehur

Tendencat e fundit te modes

Që nga viti 2000, ekipi i ekspertëve të ngjyrave të Pantone ka analizuar trendet e ngjyrave nga bota e artit, modës, dizajnit, udhëtimit, stilit të jetesës për të arritur në një ngjyrë – ose në rastin e këtij viti, dy – që nxjerr në pah tendencat kryesore globale.

Drejtori Ekzekutiv i Pantone Color Institute në një njoftim për shtyp tregoi se cilat janë dy ngjyrat e vitit 2021. E verdha e ndezur dhe ngjyra gri.

Këto të dyja të kombinuar sëbashku përveç se ndriçojnë portretin tuaj gjithashtu kanë dhe një mesazh që na nevojitet të gjithëve pas këtij viti të vështirë.

“Përzgjedhja e dy ngjyrave të pavarura nxjerr në pah mënyrën se si elementë të ndryshëm bashkohen për të shprehur një mesazh të forcës dhe shpresës, duke përcjellë idenë se nuk ka të bëjë me një ngjyrë ose një person, por ka të bëjë me më shumë se një” tha drejtori ekzekutiv.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor