Tendencat e fundit te modes 30 Nëntor 2020

Harrojeni bredhin klasik; Këto janë trendet e zbukurimeve për pemën e Vitit të Ri 2021

Tendencat e fundit te modes

Këtë vit, ndryshe nga bredhi klasik me ngjyrë të kuqe, kemi disa risi përsa i përket arredimit të shtëpisë dhe pemës për krishtlindjen dhe vitin e ri. Bredhi është një detaj i festimit të Krishtlindjes dhe pse vendi yne e quan me tepër bredhin e Vitit të Ri. Pak rëndësi ka kjo pasi atmosfera që ai sjell në shtëpi është unike!

Më poshtë keni disa ide për trendet e reja të arredimit:

Bredhi nordik: Me detaje të bardha dhe ngjyra të ftohta. Arredimi është minimalist.

Bredhi i acartë: Ngjyra të bardha dhe një Krishtlindje e “acartë”!

Shpërthimi i ngjyrave: Nëse ngjyrat e ftohta nuk ju sjellin atmosferë festash atëherë provoni ti bashkoni të gjitha ngjyrat bashkë. Pema juaj do të jetë ajo më “e gëzuara”.

Bredhi mbretëror: Ngjyra e artë dhe ajo e kuqe do të krijojnë një bredh mbretëror njësoj si pemët tradicionale që zbukurojnë dhe familjet mbretërore.

Bredhi i ngrohtë: ngjyrat pastel janë shumë në modë këtë vit dhe ato sjellin një ndjesi ngrohtësie dhe qetësie në shtëpi.

Art nouveau: Kush ka nevojë për një bredh si gjithë të tjerët? Ky brer “Art nouveau” është pikërisht për ju që doni të bëni diferenën.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor