Marredhenia ne çift 23 Nëntor 2020

Burra varet vetëm nga ju, sa herë në muaj duhet të ejakuloni që mos prekeni nga kanceri i prostatës

Marredhenia ne çift

Nga Zhaklin Lekatari

Duket sikur të ejakulosh të paktën 21 herë në muaj ul me 20% rrezikun për t’u prekur nga kanceri i prostatës. Studimi është udhëhequr nga kërkuesit e Universitetit të Bostonit dhe është publikuar në revistën shkencore ''Europian Urology''. Hipoteza e ejakulimit 21 herë në muaj ( e cila largon toksinat ) duket sikur është e akredituar ndonëse nuk është kryer në gjithë popullsinë, por vetëm në një pjesë të saj.

Gjatë studimit janë analizuar 3839 raste të burrave me kancer të prostatës. Përqindja e burrave që kanë deklaruar një ejakulim mesatar prej 13 herësh në muaj ishte 57% me moshë nga 20 deri në 29 vjeç , përqindje që ndryshoi duke shkuar në 32% nga 40 deri në 49 vjeçç.

Me këto numra studiuesit kanë dokumentuar një ulje prej 20% të rrezikut nga kanceri i prostatës për të gjithë ata që ejakulonin më shumë se 21 herë në muaj dhe një ulje prej 26% të rrezikut për burrat në moshë mbi 50 vjeç që kishin ejakulime më shumë se 21 herë në muaj.

Kërkuesit kanë përfunduar duke thënë që “ Deri tani ky është studimi më i besueshëm që tregon që ejakulimi ka një rol pozitiv në parandalimin e kancerit të prostatës”. Gjithashtu ata kanë shtuar që “ejakulimi i shpeshtë edhe në mungesë të sjelljeve seksuale mund të jetë një nga mënyrat më pak të kushtueshme dhe pa efekte anësore që ndikojnë në parandalimin dhe uljen e tumoreve  me rrezik të ulët“.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor