Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Kultivimi i qiqrave në Shqipëri është i hershëm, megjithëse jo në sasi të mëdha, këto bishtajore fantastike në vlera ushqyese gjenden lehtë në tregjet e fshatarëve. Qiqrat janë një nga ushqimet më të preferuara të mënyrës mesdhetare të të ushqyerit. Së fundmi, amvisat shqiptare kanë nisur të përfshijnë qiqrat në recetat e tyre të gatimit duke rritur kështu interesin për blerjen e tyre.
Kryesisht, qiqrat kultivohen në zonën e jugut të vendit. Në tregjet e fshatarëve një kilogramë qiqra kushton 300 lekë të reja. Në Shqipëri, qiqrat më popullore janë të rrumbullakëta dhe ngjyrë bezhë.
Si çdo bishtajore tjetër si fasulet, bizelet dhe thjerrëzat, qiqrat janë të famshme për përmbajtjen e lartë të proteinave, fibrave, vitaminave dhe mineraleve nga të cilat trupi ynë merr më të mirën. Buka me qiqra është karakteristike e zonës se Korçës, Elbasanit, madje edhe në Kosovë, ndërsa mielli i qiqrave preferohet shumë pasi është pa gluten. Kur janë të freskëta, qiqrat i gjejmë ngjyrë të gjelbër, më pas kur thahen ato marrin ngjyrë kafe. Qiqrat i gjejmë gjatë gjithë vitin ose të thata ose të paketuara.
Vlerat ushqimore të qiqrave
Qiqrat janë të pasura me kalium, fosfor, magnez dhe kalcium. Ato kanë edhe sasi të mëdha të hekurit, selenit dhe sasi më të vogla të bakrit, zinkut dhe manganit. Qiqrat janë të pasura me vitaminat A dhe C. Në sasi të vogla gjenden edhe vitaminat E, K, B6 B1, B2, B3 dhe vitaminën B9.
Përfitimet shëndetësore të qiqrave
Qiqrat duhet të jenë pjesë e dietës për ata që duan të ushqehen shëndetshëm. Qiqrat ulin nivelin e kolesterolit, ndihmojnë me konstipacionin dhe probleme të veçanta me aparatin tretës. Konsumimi ditor i qiqrave ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mungesën e hekurit, por edhe balancon nivelin e sheqernave në gjak.
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...