Menu për fëmijët 20 Nëntor 2020

Bukëza me kungull; receta e stinës për fëmijë

Menu për fëmijët

NGA MIRELA ANDONI

FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ

Përbërësit:

200 g pure kungulli, 100 ml qumësht, 7 g maja birre, 50 g gjalpë, 400 g miell, 1 lugë kripë

½ lugë kanellë

Përgatitja:

Në tas përziejmë qumështin e vakët me majanë dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta. Shtojmë purenë e kungullit, kanellën, gjalpin e tretur, miellin dhe kripën. E punojmë sa të bëhet brumë i butë. E mbulojmë dhe e vendosim të pushojë për 1 orë. E ndajmë në 20 pjesë, I japim formë të rrumbullakët dhe i lidhim me spango kuzhine, duke krijuar 8 ndarje. I vendosim në tavë me letër furre, i lyejmë me qumësht dhe i pjekim pas 10 minutash në furrë të parangrohur për 20-30 minuta me 180 °. Heqim me kujdes spangon dhe sipas dëshirës i vendosim një shkop kanelle.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor