Floket 20 Nëntor 2020

Nëse s'doni që floku biond të marrë hije bakri ose gri, bëni këto 3 ndryshime sa më parë

Floket

Edhe pse rreth tyre ka legjenda urbane, barsaleta apo shakara herë me apo kripë, të gjithë jeni të ndërgjegjshme se biondet janë femra shumë sharmante. Por sa e lehtë është të kujdesesh për flokët biondë? Jo edhe aq sa mendoni, por me këto 3 këshilla ndoshta ju vijmë në ndihmë. 

1.Përdorni një shampo të posaçme për flokët biondë: Nëse keni flokë të verdhë, gri apo platin mos mendoni se do të kurseni duke përdorur shampon që përdor mamaja ose motra. Nëse ngjyrën e artë të flokëve nuk e keni natyrale , por të realizuar në një sallon, duhet të dini disa truke në mënyrë që flokët të mos ju dëmtohen e ngjyra të jetë po aq e bukur sa ditën e parë. Shampot dhe balsamët në ngjyrë vjollcë parandalojnë hijet e bakrit dhe të kuqes, nuanca që asnjë bjonde nuk i dëshiron. Duke qenë se lejlaja është ngjyra e kundërt në spektrin e ngjyrave me të verdhën bën të mundur korrektimin e kesaj ngjyre duke parandaluar çdo ton tjetër.


Mund ta filloni duke e përdorur një herë në jave e pas disa javësh mund ta përdorni edhe më shpesh. Sa më i fortë pigmenti aq më i madh është efekti, ndaj zgjidhni shmapon e duhur duke u nisur nga ngjyra e flokëve. Nëse flokët i keni në ngjyrën platin, zgjidhni një shampoo me pigment te fortë lejla në blu. Shampon duhet ta lini në flokë të veprojë nga 3 minuta deri në 10 në varësi të nevojave! Mos u shqetësoni per pigmentin lejla, sepse nuk depërton në flokë.

2.Bëni maska me proteina: Flokët që kanë një ngjyrë të çelur kanë tendencë të këputen dhe të jenë më të dobët krahasuar me flokët ngjyrë të errët. Maskat e bëra në shtëpi me vezë apo majonezë ose maskat e gatshme me proteina janë shumë të mira për ushqimin e flokut dhe forcimin e tij.

3.Evitoni ujin që përmban shumë minerale: Larja me ujë të tejmbushur me minerale do ta kthejë në gri ngjyrën bionde. Kështu që për ta shmangur ndryshimin e ngjyrës, provo këtë truk të thjeshtë. Në ujin e fundit, për shpëlarje, hidh një aspirinë brenda për të zhdukur mineralet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor