Shtepia 19 Nëntor 2020

Nuk bën mirë për shëndetin, por DUHET për pastërtinë e shtëpisë; Ja mënyrat si të përdorni llumin e kafesë

Shtepia

Kafja është pija më e konsumuar në botë sipas statistikave më të fundit. Njerëzit zakonisht llumin e saj e hedhin, por pasi të keni lexuar këtë artikull nga AgroWeb.org, mund ta mendoni dhe njëherë. Llumi i kafesë ka shumë përdorime praktike si në shtëpi dhe në kopsht, madje mund t’iu ndihmoj dhe për shëndetin e lëkurës suaj.

Plehëroni kopshtin tuaj
Ata që kanë kopsht, por dhe ata që në ballkonin e tyre kanë vazo me lule, e dinë që plehu jo gjithmonë është i pasur me vlerat e nevojshme. Për më tepër bimët që ju keni mbjellë, i thithin të gjitha këto vlera, duke e lënë plehun të zbrazët. Llumi i kafesë përmban disa nga mineralet kryesore që nevojiten për rritjen e bimëve siç janë: nitrogjeni, kalciumi, kaliumi, hekuri, fosfori dhe magnezi. Gjithashtu llumi i kafesë thith dhe metalet e dëmshme që mund të kontaminojnë plehun. Për më tepër, llumi i kafesë tërheq dhe krimbat tokës, të cilët janë shumë të nevojshëm për ajrosjen e kopshtit tuaj. Nëse nuk dini se si ta përdorni, është shumë e thjeshtë, mjafton vetëm ta spërkatni plehun me llumin e kafesë.

Largon insektet
Disa përbërës që gjenden në kafe, si kafeina, mund të jenë shumë toksik për insektet. Për këtë arsye ju mund të përdorni llumin e kafesë, për të larguar insektet e bezdisshme si mushkonjat apo mizat Nëse doni të mbani kërmijtë larg bimëve tuaja spërkatni rreth kërcellit të tyre, kjo nuk do t’i lejoj të ngjiten nëpër degë.

Neutralizoni aromat
Arrijnë të neutralizojnë aromat e ndryshme, duke ju mundësuar të mos ju mpihen shqisat e nuhatjes. Këtë rol, llumi i kafes e realizon përmes nitrogjenit, i cili eliminon aromat e forta.

Ju mund të vendosni një gotë me llumin e kafesë në frigoriferin tuaj për ta pastruar atë nga aromat e ushqimeve të ndryshme. Gjithashtu mund të mbushni një çorape me llumin e kafesë, pasi e keni tharë, dhe ta vendosni në:

këpucët,
çantën e palestrës,
dollapë ku keni rrobat,
në makinë
Madje mund dhe të lani duart me të, pasi keni qëruar hudhra, qepë dhe peshk, për të larguar aromën.

Një përbërje natyrale për pastërtinë

Llumi i kafesë duke qenë i ashpër ndihmon në pastrimin e sipërfaqeve të ndryshme. Përveç se pastrojnë ato dhe disifektojnë në saj të vlerave anti-bakteriale që kanë. Ju mund të përdorni llumin e kafes për të pastruar lavamanin, sobën, madje dhe enët e gatimit. Por sigurohuni që t’i shpëlani me ujë të bollshëm pasi e keni përdorur

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor