Femijet 19 Nëntor 2020

Kujdesuni për fëmijët; Nutricionistja shpjegon thjeshtë dëmin e madh që sjellin patatinat për shëndetin

Femijet

Patatinat dhe produktet e tjera ‘snack’ janë më joshëset për fëmijët, por pavarësisht se duket sikur po plotësoni një dëshirën të tyren për t’i konsumuar, në fakt jeni duke i shkaktuar probleme në shëndet. Nutricionistja Hyrida Basha tregoi se çfarë ndodh në trupin e tyre nëse konsumojnë këto produkte. Patatinat dhe produktet e tjera ‘snack’ janë më joshëset për fëmijët, por pavarësisht se duket sikur po plotësoni një dëshirën të tyren për t’i konsumuar, në fakt jeni duke i shkaktuar probleme në shëndet. Nutricionistja Hyrida Basha tregoi se çfarë ndodh në trupin e tyre nëse konsumojnë këto produkte.

“Produktet ‘snack’ kanë sasi të larta dhe konsumimi i shpeshtë shkakton probleme të mëdha në mëlçi, dëmtohet ADN, prishet niveli i hormoneve. Dëmet nuk janë vetëm në shëndetin fizik, por edhe mendor, deri në obezitet. Patetinat konsumohen shpejt, në sasi të mëdha dhe një  kohë shumë të shkurtër. Skuqja në temperaturë të lartë përbën rrezik, pasi patetinat para se të piqen u shtohet amidoni. Ndaj edhe te patetinat kemi 3-5% sheqer të shtuar. Nxehtësia e yndyrave na ul cilësinë dhe humb vitaminat e produktit. Problem mbetet prezantimi që i bëhet fëmijës ndaj këtyre produkteve në supermarkete, ku vendosen në qendër, ndërsa ekspozohen edhe në subjekte në shkolla jopublike. Ndaj duhet të ketë një kontroll më të mirë ndaj produkteve që ata tregtojnë. Fëmija nuk i njeh këto produkte, i fiton gjatë jetës, ndaj jemi ne që duhet t’ja prezantojmë sa më pak që të jetë e mundur”, tha ajo në emisionin “Alert” në News24

/TiranaPost

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor