Kujdesi per trupin 18 Nëntor 2020

Si të largoni celulitin në disa hapa super të thjeshtë dhe pa lodhje

Kujdesi per trupin

Format për të luftuar celulitin variojnë nga ato natyralet deri tek ato mjekësoret. Përtej trajtimeve estetike dhe ndërhyrjeve mjekësore e rëndësishme është mirëmbajtja e trupit në çdo kohë me metoda natyrale. Celulitit formohet kur qelizat e trupit që magazinojnë dhjamin e mbledhin atë në mënyrë jo të rregullt duke formuar kështu toptha dhjami.

Konsumoni shumë ujë
Një ndër hapat e parë kundër luftës ndaj celulitit është pa dyshim uji. Aleati më i madh i juaj kundër celulitit është uji sepse ndihmon në tharjen e dhjamit, duke eliminuar edhe toksinat në trup. Ju mund të largoni celulitin duke konsumuar sa më shumë ujë, AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni rreth 2 litra ujë në ditë.

Ujë me limon
Një mënyrë tjetër shumë e thjeshtë e shkrirjes së dhjamit të celulitit është edhe pija juaj e preferuar ujë më limon. Kjo pije është mirë të konsumohet e ngrohtë herët në mëngjës apo në formën e çajit, gjithnjë duke zgjedhur përbërës natyral.

Çaji jeshil
Për të pasur një lëkurë perfektë dhe të lëmuar në pak kohë provoni edhe çajrat. Në veçanti çaji jeshil ndihmon në tharjen e celulitit nga trupi.

Vitaminat
Së pari konsumoni shumë fruta si boronica, limon, portokall apo kivi. Agrumet dhe vitamina C ju ndihmon në tretjen e shpejtë dhe stimulon shkrirjen e dhjamit.
Konsumoni shumë mollë bashkë me lëkurën, pasi ndihmon në eliminimin e masës dhjamore dhe nxit formimin e muskujve. Ushqimet e pasura me Omega 3 janë një burim i mirë i eliminimit të ujit të tepërt që akumulohet nën lëkurë. Ushqimet që duhet të evitoni nëse keni celulit janë ushqimet e pasura me karbohidrate apo ato shumë të proçesuara.

Kafe me limon
Një ndër pijet më të preferuara ju ndihmon kundër simptomave të celulitit. Merrni llumin e kafesë dhe bashkojeni me pak lëng limoni. Përzieni lëngun e kafesë me lëngun e limonit dhe lëreni të pushojë rreth 10 minuta. Më pas filloni të masazhoni lëkurën me kujdes me lëvizje rrethore. Sasinë e kafes mund ta vendosni në bazë të pjesës së trupit që do të masazhoni. Mund të përdorni dy apo tre lugë gjelle llum kafeje dhe një lugë lëng limoni.

Bëjeni këtë trajtim tre herë në jave gjatë dushit dhe më pas shpëlani lëkurën me ujë të bollshëm.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor