Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave, duhet të tregohen dorështrënguar me konsumin e kaliumit. Veshkat e kanë të pamundur të përpunojnë këtë mineral siç duhet. Kjo shkakton akumulimin e tepërt të tij në gjak.
Ushqimet e pasura me kalium që duhen shmangur
Nivelet e larta të kaliumit në organizëm mund të shkaktojnë probleme serioze shendetësore. Këtu përfshihen çrregullimet e rrahjeve të zemrës, kontraktime të muskujve e të tjerë. Mungesa e këtij minerali nga ana tjetër i dobëson ndjeshëm muskujt. Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave duhet të kufizojnë ose shmangin një sërë ushqimesh. Disa prej tyre janë arrorët, fasulet, legumet, patatet, bananet dhe shumicën e produkteve të bulmetit.
Në këtë listë përfshihen edhe avokado, ushqimet e kripura, të shpejta, të përpunuara, drithërat e plota, spinaqi, pjepri dhe lëngjet e perimeve.
Ushqimet me pak kalium që duhen konsumuar më shumë
Ushqimet që përmbajnë pak kalium, konsiderohen një alternativë më e sigurt për njerëzit që vuajnë nga veshkat. Ekspertët thonë se një regjim ushqimor me kufizime të kaliumit nënkupton konsumin e vetëm 2000 mg të këtij minerali në ditë. Ushqimet me pak kalium përfshijnë mollët, frutat e pyllit, rrushi, ananasi, shalqini, shpargu dhe brokoli. Nuk përjashtohen as karrotat, lakra, kastraveci, orizi i bardhë, kungulleshkat e njoma dhe kungujt.
Megjithatë duhet të tregoni kujdes sepse nëse hani më shumë se një racion, do të dyfishoni sasinë e kaliumit në organizëm.
Sëmundjet kronike të veshkave
Këto sëmundje shkaktohen ndër të tjera edhe prej tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit. Në fazat e para të sëmundjes, pacienti mund të përjetojë lodhje, dobësi, enjtje të kyçeve, vështirësi në frymëmarrje, të përziera.
Njerëzit e prekur nga këto sëmundje duhet të tregojnë përkushtim dhe vigjilencë në konsumin e kaliumit.
Ata duhet të konsultohen me një mjek dhe dietolog për të përcaktuar regjimin më të përshtatshëm ushqimor për këtë sëmundje.
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...