Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Kur jemi me dietë, shumë ushqime i kemi të ndaluara, dhe pikërisht përse janë të ndaluara, i dëshirojmë më shumë. Një person në dietë, kalon pjesën më të madhe të ditës duke u ndier i uritur dhe duke ëndërruar për pjata të bollshme me ushqim. Vjen një pikë që njeriu nuk frenohet dot, dhe dieta ikën si vapa me gushtin, ose tetorin në rastin tonë. Pikënisja e urisë është hormoni i njohur si ghrelinë. Punën e këtij hormoni mund ta krahasojmë me matësin e karburantit në makinën tuaj. Nëse nivelet e karburantit janë në rënie, atëherë shigjeta e tregon atë dhe duhet të furnizohesh menjëherë. Këtë gjë bën edhe hormoni i urisë. Puna e tij është të dërgojë në tru sinjalin kur është koha për ushqim.
Çfarë ndodh nëse injoroni sinjalin e urisë?
Njeriu ka tendencën t’i dorëzohet urisë, sado e pajustifikuar apo emocionale të jetë ajo. Sinjali i hormonit është shumë i zhurmshëm kur vjen një orë e caktuar, por nëse njeriu e injoron dhe bën rezistencë, atëherë ai pushon. Le të kuptohemi drejt, kjo logjikë nuk vlen nëse ju qëndroni pa ngrënë për ditë të tëra. Por në rastet kur jeni me dietë, ose kur sapo keni ngrënë dhe ndiheni sërish të uritur është e nevojshme ta mbani nën kontroll.
Po, është e mundur dhe trupi do të përshtatet.
Si të frenoni nepsin tuaj kur jeni me dietë?
Ekspertët thonë se në fillim duhet të gjeni një dietë që ju përshtatet dhe mbi të gjitha të mos jetë drastike. Së dyti, duhet të kuptoni që dieta është ndryshe nga regjimi ushqimor. Dieta është diçka afatshkurtër dhe rezultatet e saj janë të kufizuara në kohë.
Së treti, kujdesuni që të hani më shumë proteinë, sepse ajo ju mban të ngopur për më gjatë.
Së katërti, mos neglizhoni ushqimet e pasura me fibër, të cilat gjithashtu ju mbajnë të ngopur.
E fundit, por jo për nga rëndësia, hani dhe përtypuni ngadalë që të keni një ngopje më të qëndrueshme në kohë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...