Orakulli i kuzhinës 9 Nëntor 2020

Pite të mbushura me spinaq dhe djathë; Darka e thjeshtë e së hënës

Orakulli i kuzhinës

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Përbërësit për 6 persona: Për brumin: 500 g miell ? 70 ml vaj ulliri – receta origjinale kërkon 100 g dhjamë derri ? 8 g sodë për torta të kripura ose për torta të ëmbla pa vanilje ? kripë ? 1+ 1/2 gotë qumësht të vakët fare ose 1 gotë qumësht + ½ gotë ujë Për mbushjen: 500 g spinaq ose barishte të egra? 1 thelb hudhër? një lugë gjalpë? djathëra sipas dëshirës: djathë të bardhë, Mozzarella ose djathë tjetër që shkrin.? ose patate të ziera me salsiçe, salcë domatesh me Mozzarella dhe proshutë koto etj.

Përgatitja: Në një tas ose në robot hedhim miellin, sodën e bukës, vajin, kripë, si dhe qumështin, të cilin e shtojmë pjesë-pjesë në varësi të nevojës që mund të kemi për brumin, i cili duhet të jetë i butë. E punojmë me dorë derisa të përftojmë një brumë si ai i byrekut. E mbështjellim me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë 30 minuta larg rrymave të ajrit. 2. Ndërkohë, spinaqin e ziejmë në tenxhere me ujë e pak kripë, e shtrydhim nga uji i tepërt dhe më pas e skuqim në një tigan me gjalpin dhe thelbin e hudhrës, të cilin e heqim sapo të marrë ngjyrë. Pas 30 minutave, brumin e ndajmë në 6 topa, të cilët i hapim me petës në formë të rrumbullakët, me diametër 20cm afërsisht. I mbushim me spinaq e djathë, i palosim në mes dhe i mbyllim mirë me pirun që të mos hapen (i lagim me pak ujë anësoret e petës që të ngjisë më mirë dhe i shtypim me pirun). Vëmë në zjarr një tigan gize që nuk ngjit ose atë që keni ju dhe kur të jetë ngrohur mirë, pjekim crescioni-it nga të dyja anët derisa të kenë marrë pak ngjyrë. Mund të konsumohen si të ngrohta, ashtu edhe në temperaturë ambienti. Shënim: nëse dëshironi, mund t’i skuqni në tigan me vaj kikiriku. Për shijen time janë akoma më të mira kështu, por kanë më shumë kalori.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor