Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Nga: Xhoia Dumi
Në botën e madhe të instagramit, ka shumë e shumë vajza që mundohen dhe kombinojnë trendet e fundit dhe që kanë një numër të madh ndjekësish. Sa më shumë kohë kalon aq më shumë sheh blogere të cilat sjellin të njëjtat gjëra, për këtë arsye mua gjithmonë më kanë pëlqyer personat që pavarësisht modës nuk largohen kurrë nga karakteri dhe stili i tyre personal.
E tillë ishte dhe vajza që më tërhoqi vëmendjen këtë herë. Janë dy arsyet që Havin e ndjek me kuriozitet:1- Ajo banon në Paris dhe 2-Turbanët janë një pjesë e saj e pandashme.
Në një bisedë të shkurtër me të, Havi më tregoi se është një shqiptare nga Mali i Zi por që tani jeton në Paris dhe arsyeja është po aq romantike sa ky qytet:
“Para rreth 8 vitesh e vizitova Parisin për herë të parë, dhe rashë në dashuri me ketë qyetet, pa e ditur që pas disa kohësh do të gjeja dashurinë e jetës time po nga ky qytet dhe tani u benë 4 vite qe jetoj ketu, ne Paris.”
Qëllimi i saj nuk ka qënë asnjëherë të hapte një blog por unë do të thoja kur stilin e ke të rrënjosur çdo gjë vjen natyrshëm :
“Nuk mund te them qe hapa nje blog, por kur e hapa instagramin per here te pare e hapa per arsye që të njihja vajza te tjera nq Paris qe ndajm te njejtin pasion per moden dhe tani ka filluar vetvetiu te kthehet ne nje blog. Më duket se Parisi eshte arsyeja pse faqja instagramit tim u kthye në blog. Përvec veshjeve të mia, shume më ndjekin sepse kanë dëshirë të shohin jetën e përditshme në ketë qytet."
Përvec Havit faqen e instagramit na e zbukuron herë pas herë dhe një vajzë e vogël,e veshur po aq bukur sa dhe mami:
“Modën e kam patur gjithmonë pasion, dhe tani që jam një mama dhe nuk punoj full time, kohën time e shfrytëzoj të punoj në fushën e modës online”
E nëse mendoni se turbani që e bën Havin aq të vecantë është vënë me qëllim për të qënë trendy ose në mode e keni gabim pasi ai është një zgjedhje personale që ka të bëjë me besimet e saj fetare. Por është pikërisht kjo pjesë e stilit të saj që bën njerëzit ta komplimetojnë herë pas here
Ajo e knsideron stilin e saj modest, por unë do të thoja me plot besim se është minimalist por me detaje të cilat bëjnë diferencën dhe nuk e lejojnë të duket asnjëherë jashtë mode.
Përsa i përket frymëzimin e fotografive por dhe të veshjeve të saj Havi thotë:
"Frymëzohem nga Dina Torkia e njohur ne instagram si Dina Tokio. Ka dhe shumë të tjera, por të them të drejtën më shumë frymëzohem nga rrugët e Parisit cdo ditë. Janë plot me femra të cdo moshe të veshura me shume stil. Eshtë kenaqësi t’i shohesh."
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...