Pjata kryesore
Si çdo gatim tjetër, edhe kima ka sekretet e saj. Së pari duhet ta lini që të gatuhet në zjarr të ngadaltë dhe të vendosni gjithë përbërësit dhe erëzat që i japin shije. Veza duhet të hidhet vetëm në fund të gatimit në mënyrë që të mos thahet e të bëhet e pangrënëshme.
Përbërësit për 4 persona: 1 qepë e kuqe e madhe, 200 gr mish të grirë viçi, 4 vezë, 100 gr mish të grirë derri/gici, 1 karotë, 1 degë selino, 2-3 domate të pjekura mirë (domate konservë), 3-4 thelpinj hudhër, pak qumësht (gjysmë filxhani), vaj ulliri, kripë, piper, majdanoz (erëza të tjera që pëlqeni).
Përgatitja: Pastroni dhe grini imët qepën, karotën dhe selinonë. Skuqini bashkë në një tigan të mëadh dhe më pas shtoni dy llojet e mishrave. Kaurdisni për disa minuta deri sat a shihni që jaën zbutur. Shtoni domatet e prera në kubikë, hudhrën dhe rregulloni shijen me kripë e piper. Shtoni qumshtin dhe lëreni të ziejë për disa minuta me kapak. Në fund hidhni vezët, mbylleni sobën dhe lëreni tiganin me kapak. Shtoni në fund pak vaj ulliri.