Bukuria 6 Nëntor 2020

Te dukesh magjepsëse me pizhame, Iva Tiço ju sfidon të gjithave më zgjedhjen e saj

Bukuria

Kemi dëgjuar thashetheme korridori që po shkojmë drejt një mbyllje të dytë ose një kufizimi të dytë të lëvizjes dhe kjo na tremb pak. Megjithatë situata është kjo që është dhe ne duhet të mësohemi me jetën dhe ngjarjet që na rrethojnë, që nga kufizimi në shtëpi e deri te puna në shtëpi.

Sigurisht që pas ditëve të para në të cilat mendon që të është dashur pak pushim, duhet patjetër të marrësh jetën në dorë dhe të vazhdon me rutinën dhe punët e përditshme, duke hequr dhe ato veshjet komode për shtëpi, tuta që nuk përdor më për palestër apo streçe që i ka dalë boja. Megjithatë kjo nuk do të thotë që duhet të heqësh dorë edhe nga pizhamet dhe rehatia e tyre.

Sikurse gazetarja e njohur Iva Tiço, e cila na propozon pizhame që vishen brenda dhe jashtë shtëpisë me të cilat ndihesh seksi, komode dhe profesioniste edhe për mbledhje në Zoom. Iva ka zgjedhur një palë ngjyrë rozë të cilat i ka kombinuar edhe me aksesorët dhe tualetin e duhur duke na thënë që më këtë veshje mund të presësh dhe mysafir në shtëpi.

Prandaj në dilemë të mbylljes, kufizimit apo orareve të reja për të qenë sa më të sigurt nga ana shëndetësore, kaloni në galerinë ETC në Natty Lingerie, ku do të gjeni modele, ngjyra, stofa për të gjitha shijet dhe masat e trupit tuaj. Ndaluni edhe te libraria Bookland dhe jeni gati për pasdite të ngrohta në shtëpi me të dashurit tuaj pranë dhe udhëtimet imagjinarë në libër.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor