Pjata kryesore 6 Nëntor 2020

Supë me finok dhe presh

Pjata kryesore

Nga Dhurata Thanasi Daneri/ Fotografia Armand Habazaj

Përveç gjellës së zakonshme me pak oriz, Dhurata ju sugjeron të përdorni preshin edhe për të përgatitur këtë supë kremoze. Nëse doni shoqërojeni edhe me disa feta salmon të tymosur.

Përbërësit: ? bishtat e 1 qepe të njomë ? 1 kokërr finok ? 1 kokërr mesatare patate ? 4 preshë mesatarë (pjesa e bardhë, gati 20 cm kërcell) ? 2 thelpinj hudhra ? 1 litër lëng perimesh ? 100g pana ? 4-5 lugë gjelle vaj ulliri i cilësisë së parë ? kripë ? piper i zi

Përgatitja: Në një tenxhere të thellë nxehim vajin e ullirit dhe hedhim preshët e prerë në feta të holla. Më pas shtojmë finokun e prerë në copa të vogla dhe hudhrën e shtypur. I trazojmë mirë, e mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë gjellën të ziejë në flakë të mesme. Duhet të kemi kujdes se mos digjet në fund. Më pas shtojmë patatet e prera në feta dhe e trazojmë. Pas 2-3 minutash shtojmë lëngun e perimeve dhe e mbulojmë sërish tenxheren me kapak. E lëmë të ziejë për gati 30 minuta derisa perimet të jenë zbutur. E heqim supën nga soba dhe e lëmë të ftohet dhe më pas e hedhim në mikser. E rregullojmë për kripë e piper të shtypur dhe e hedhim sërish për ta ngrohur në tenxhere. Pastaj hedhim panën. E shërbejmë me copa kubike buke të thekur, e zbukurojmë dhe aromatizojmë me disa fije preshi të skuqura në gjalpë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor