Guide per shendetin 4 Nëntor 2020

10 shenjat që ju tregojnë se nuk po pini mjaftueshëm ujë dhe trupi juaj po vuan

Guide per shendetin

Nuk ka diçka më freskuese në këtë botë sesa një gotë me ujë të ftohtë. Nuk mendoj se ka ndonjë të gjallë që mund të mohojë që ndonjëherë, një gotë e thjeshtë uji mund të jetë më e kënaqshme sesa një filxhan kafe ose një kanoçe me pije. Përkundër kësaj, shumë prej nesh nuk pinë mjaftueshëm ujë në baza ditore. Duke privuar veten nga burimi më natyral i botës, ju po dëmtoni trupat tuaj . Nëse ju ndodh ndonjë nga shenjat e mëposhtme ju rekomandojmë të filloni të pini më shumë ujë:

-Goja juaj është e thatë

-Lëkura juaj është e thatë

- Jeni tepër të etur

-Sytë tuaj janë të thatë

-Ju përjetoni dhimbje të kyçeve

-Masa juaj muskulore zvogëlohet

-Ju qëndroni të sëmurë më gjatë

-Ndiheni të lodhur dhe letargjik

- keni uri shumë shpesh

 -Keni probleme me tretjen

-Keni plakje të parakohshme

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor