Pjata kryesore 1 Nëntor 2020

Byrek me kungull, receta që mbledh gjithë familjen në tryezë

Pjata kryesore



Për brumin: 500g miell ? 1 gotë ujë ? ë lugë gjelle vaj ? kripë

Për mbushjen: ? 1 kg kungull ?3 kokrra vezë ? 1 gotë qumësht ? 100g gjalpë ? kripë ?sheqer.

Përgatitja: Zëmë brumin në një enë të thellë duke hedhur miellin, ujin, vajin dhe pak kripë. I rrahim me dorë deri sa të bëhet një masë jo shumë e qullët. E ndajmë brumin në 8 topa dhe vazhdojmë të hapim petët. Përgatisim edhe kungullin duke e grirë në rende, e vëmë në një tas dhe i hedhim qumështin dhe vezët dhe i përziejmë mirë. Marrim një tepsi mesatare dhe e lyejmë me gjalpë. Shtrojmë 5 peta duke i spërkatur me pak gjalpë për çdo petë hedhim të gjithë kungullin në mes dhe shtrojmë petat e tjera. I vëmë gjalpë sipër dhe e vëmë të piqet në temperaturë 200-220 gradë për 25-30 minuta. E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të mpikset pak pastaj e presim.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor