Pjata kryesore
Përbërësit: 4 vezë 300 ml kos 250 g miell misri 100 ml vaj ulliri 100 g djathë i bardhë 6 kunguj Kripë Piper Fryrës keku
Përgatitja:
Grijmë kungujt në fije me rende, rrahim vezët me kripë dhe piper. Shtojmë kosin dhe vajin e ullirit derisa të bëhen një masë. Shtojmë miellin e misrit dhe fryrësin, shtojmë kungujt dhe djathin. Lyejmë tavën me vaj ulliri dhe shtrojmë brumin, e pjekim në furrë të para ngrohur me temperaturë 180 gradë për 30-40 minuta.