Orakulli i kuzhinës
Mumje me Kremvice
Përbërësit:1 brum sfoliat ± kremvice te holla te vogla ± piper kokerr
Përgatitja: brumin sfoliat e presim ne rrypa te holle 1 cm. Me kokrrat e piperit krijojme syte. Veshim kremvicet me rrypat e brumit sfoliat dhe i pjekim me pas per 10-15 minuta ne furre te ngrohur me pare me 180°.
Kek me kungull të verdhë për Halloween
Përbërësit për tavë me diametër 28cm:
280g miell ± 250g sheqer ± 1 luge kafeje sode buke
± 1 luge kafeje sode per embelsira ± 5g kanelle
pluhur ± 1 karafil te shtypur mire ± 2 veze ± 60g
kos i bardhe ± 1 luge gjelle leng limoni ± 90g gjalpe i
tretur i ftohte ± 450g kungull i verdhe i grire ne rende
± 50g arra te grira ± pak arre moskat, pak kripe
Ndërkohë përgatisim kremin
250g sheqer pluhur ± 1+1/2 te bardha veze ± 1 bustine vanilje ± ngjyrues ushqimor portokalli ± leng limoni 1/3 ± karamele dhe karafila Ne nje tas rrahim me rrahesin elektrik sheqerin,
te bardhat e vezeve, pak leng limoni dhe ngjyrues ushqimor. I rrahim derisa te kemi nje krem
homogjen. Zbukurojme kekun me krem, kur keku te jete plotesisht i ftohte, vendosim siper karamele dhe karafila. E leme kekun te lyer me kremin qe te ngrije dhe me pas e sherbejme.
Përgatitja:
Ndezim furren me 200°. Lyejme me gjalpe dhe miell nje tave per
plumcake. Ne nje tas perziejme: miellin, kanellen, arren moskat, karafilin,
sheqerin, kripen, soden e bukes dhe soden per embelsira. Ne nje tas tjeter perziejme me rrahesen e vezeve me dore: vezet me kosin, lengun e limonit, gjalpin. Me pas do te shtojme kungullin. Kete perzierje e shtojme te tasi ku kemi miellin. I perziejme me kujdes me luge druri, shtojme arrat dhe i perziejme akoma. Hedhim brumin ne tave dhe e pjekim ne furre per afro 50 minuta. Bejme proven me kruajtesen e dhembeve e cila duhet te dale e paster. E leme te ftohet.
Biskota Merimangë
Përbërësit:
Biskota “oreo” ± karamele
“likuricija”, si rrota ± karamele
“smarties” ± 10g cokollate e zeze
Përgatitja
Shkrijme cokollaten ne banjemari. Lyejme karamelet me pak cokollate dhe i ngjisim si sy mbi cdo biskote, ndersa me karamelet, bejme kembet te cilat i lyejme gjithashtu me cokollate dhe i ngjisim te biskotat.
Sy për halloween
Përbërësit: Karota të freskëta bio ± Djathë i freskët Philadelphia ± Ullinj të zi pa bërthamë
Përgatitja: Karrotat të lara dhe të thara i ndajmë në rrota të trasha 2-3 cm. Vëmë mbi secilën prej tyre pak djathë të bardhë duke i dhënë me dorë formë të rrumbullakët dhe së fundi një rrotë të hollë ulliri.
nga Gentian Minga | Fotografia: Armand Habazaj