Aktualitet 24 Tetor 2020

Mbetet e lartë kurba e COVID -19 në vend, 4 humbje jete dhe shumë të infektuar

Aktualitet

Vijojnë të jenë të larta shifrat e COVID- 19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 humbje jete dhe 302 raste të reja dhe janë kryer 1329 testime.

Janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 10548 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

196 të prekur në Tiranë,
31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë,
8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër,
4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë,
2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos,
1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor