News 24 Tetor 2020

Parashikimi i motit për fundjavën

News

Ditëve të bukura me mot të kthjellët dhe diell duket se u vjen fundi gjatë kësaj fundjave pasi mbi vendin tonë do të ndikojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Për ditën e sotme moti gjatë orëve të para të mëngjesit (dhe pjesën e parë të ditës) nis me diell si dhe shtim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës më të përqendruara në zonën e veriperëndimit.
Në mesnatën e ditës së diel nisin reshjet e shiut, të cilat do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet do të vijojnë deri në orët e pasdites dhe më pas parashikohet gradualisht përmirësimi i kushteve atmosferike ku reshjet do të humbasin intensitet.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat gjatë ditës së nesërme do të vijojnë në vlerat e ditëve të fundit, ndërsa të dielën pritet rënie e tyre për shkak të reshjeve të shiut.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor