Aktualitet 23 Tetor 2020

Pas shifrave rekord, shënohet viktima më e re nga Covid-19 në Shqipëri

Aktualitet

Mbrëmjen e djeshme është shënuar edhe viktima më e re nga Covid-19 në vendin tonë. Mësohet se ka ndërruar jetë një 21-vjeçar nga Elbasani, i cili kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

Bëhet me dije se i riu kishte disa ditë që kurohej në shtëpi pas infektimit me Covid-19.

Pasi gjendja e tij është rënduar, mbrëmjen e të mërkurës ai është sjell në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Mësohet se 21-vjeçari është futur menjëherë në intubim por nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes duke ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Dje ministria e Shëndetësisë ka raportuar se për 24 orët e fundit janë infektuar 302 persona si dhe janë shënuar 3 viktima.

Burimi/Iconstyle

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor