Aktualitet 23 Tetor 2020

Nga 100 në 2500 telefonata në ditë; Skënder Brataj tërheq vëmendjen e të rinjve për situatën e Covid-19

Aktualitet

Shifrat e të infektuarve muajin e fundit kanë arritur deri në 300, duke krijuar kështu  një rekord të ri për Shqipërinë.

Shumë prej nesh janë të shqetësuar duke menduar se kjo është vala e dytë e pandemisë që ka pushtuar të gjithë botën!

Por nuk është kështu, sipas Kreut të Urgjencës Brataj, ne nuk kemi dalë nga pandemia që ta quajmë këtë një valë të dytë.

 “Janë të rinjtë  të parët, prindërit e tyre dhe mosha e tretë  që janë më të kujdesshëm si në respektim të distancës ashtu edhe të mbajtjes së maskës. Virusi ka qenë këtu nuk ka ikur, që të themi  që jemi në valën e dytë”.thotë ai

Ai gjithashtu ka treguar shqetësim jo vetëm për të rinjtë por dhe për shtimin e telefonatave në numrin 127

“Kemi një rritje të numrit të thirrjeve drejtuar 127, janë afro 2500 thirrje në ditë, ku nga këto 500 janë për probleme nga Covid dhe afro 100 prej tyre kërkojnë kryerjen e tamponit”.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor