Showbiz 22 Tetor 2020

Ëndrra u bë realitet, princeshë Elia dhe princ Leka bëhen prindër për herë të parë

Showbiz

Pandemia e Koronavirusit është pa diskutim tema më e përfolur që nga fillimi i 2020-s e deri më sot, megjithatë ky, kaotik dhe i zhurmshëm si kurrë më parë, do të mbahet mend edhe për diçka tjetër: shtatzënitë VIP. E fundit që i është bashkuar listës së vajzave të njohura që provuan emocionet e mëmësisë për  këtë vit është princeshë Elia Zaharia.

Çifti mbretëror ia dolën ta mbajnë të fshehtë aq mirë lajmin e shtatzënisë, sa vetëm pak ditë më parë mësuam se do të bëhen prindër për herë të parë. Ata u fotografuan rrugëve të kryeqytetit teksa shëtisnin për dore, ndërsa u zbulua se Elia ishte në pritje të një vajze.

Sot, burime për “Revista Who” kanë bërë të ditur se pritjes së ëmbël i ka ardhur fundit. Princesha Elia ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë. Përsa i përket emrin të vogëlushes, ende nuk është zbuluar asgjë, ndaj mbetet të presim.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor