Aktualitet 22 Tetor 2020

Në mbajtjen e maskave në shkollë, ka disa përjashtime; Ja cilët fëmijë mund të mos ndjekin këtë rregull

Aktualitet

Që në fillimin e vitit shkollor maska u bë e detyrueshme për të gjithë, përfshirë dhe fëmijët jo vetëm mësuesit. Por ashtu si edhe në mbajtjen e maskave në rrugë dhe në këtë rast ka disa përjashtime. Ato janë:

-Nxënës apo mësues të cilët kanë humbje të dëgjimit dhe të folurit, ose nëse ata gjatë kohës së komunikimit me njëri -tjetrin, nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (transparente).

-Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin e tyre sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

-Nëse nxënësi apo mësuesi vuan nga sëmundje të cilat i bëjnë ata të paaftë për përdorimin e maskës.

-Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.

 
 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor