Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga ELONA JAÇELLARI
Jemi në fillim të vjeshtës dhe bashkë me ndryshimin e stinëve, është koha të mirëpresim tendencat e reja të modës. Stilistët më me influencë në botë, kanë prezantuar koleksionet, dhe një prej tyre është Ema Koja Savahl, stilistja shqiptare që jeton dhe punon në Amerikë. Emri i saj na bën gjithmonë të ndjehemi krenarë për sukseset e arritura dhe së fundmi, Savahl, e cila prodhon nën të njëjtën markë, sapo ka prezantuar linjën e saj të re të veshjeve femërore për sezonin vjeshtë- dimër, 2020-2021.
“Everhope” (Shpresë e pafund) quhet ky koleksion i ri dhe Ema ka dashur që linja e veshjeve të reja të sezonit të modës, të jetë një shëmbëlltyrë e natyrës, si në ngjyra, ashtu edhe në forma. “Ngjyrat e përdorura në koleksion, janë ngjyra shpirtërore të chakrave më të larta, të cilat unë i kam sjellë në linja të thjeshta. Edhe modelet që kam zgjedhur janë të tilla, në mënyrë që të duken sa më natyrale, duke ju qasur përsosmërisht natyrës, që unë e dua aq shumë.”- ndan ekskluzivisht Ema Savahl për lexuesit e “Living”.
Në këtë koleksion, stilistja e famshme që e njohim për veshjet e realizuara me dorë, prezanton fustane të thjeshtë e komodë, por plot hijeshi, bluza që rrinë ngjitur në lëkurë e që përshtaten për çdo lloj momenti të ditës: për të bërë joga, gjimnastikë, por edhe për të shkuar në një darkë apo event të rëndësishëm. Sekreti qëndron tek fakti se, këto bluza ndërthurin njëherësh sportiven dhe glamurozen, me qëllim që të gjejnë përdorim sa më të gjerë. “Kam krijuar një bluzë që mund të vishet gjatë ditës me një veshje sportive, por që e kombinuar pasdite me një fund elegant dhe një palë taka, mund të shndërrohet në një kombinim që rri mirë në një ftesë për darkë. Gjithashtu e veçanta e këtyre bluzave qëndron tek linja e dekoltesë që është e përshtatur për të gjitha tipat e femrave.”- shpjegon Ema Savahl, e cila kur krijon ka një qëllim: Të ofrojë rehati dhe veshjet e saj të jenë universale.
Prandaj, “Everhope” është një koleksion i rrallë veshjesh që ofrojnë shumë komoditet e njëherazi, edhe feminilitet. Thjeshtësinë e linjës së saj më të re, Ema e shoqëron një një ombre në pëlhurë, duke ofruar jo vetëm një efekt të bukur optik për veshjen, por edhe një simbolikë, që për stilisten ka shumë domethënie. “Ombret në fustane derdhen nga më e errëta, tek më e çelëta. Kjo, për ta përqasur këtë ide në dizajn, me atë që ndodh në botën tonë, ku shpesh herë duket sikur jemi në errësirë, por gjithmonë ka dritë në fund të një tuneli. Në ketë koleksion që për Emën transmeton shpresë për jetën, gjen ngjyrat e tokës, të ujërave, të pyjeve .
“Ujrat janë shpirti i planetit dhe ato vibrojnë energjinë e Tokës, e cila aktualisht është në nivelin më të lartë të vibrimit,- thotë stilistja e njohur, e cila ka një dashuri të jashtëzakonshme për jetën dhe e transmeton atë në mënyrën më artistike të mundshme.- Tokëzimi është shumë i shëndetshëm,- shprehet Ema,- sepse Toka është duke trashedentuar (kalim në një nivel më të lartë ekzistence), e bashkë me të po trashedentohemi edhe ne.”
Ajo tregon se, koleksionit “Everhope” i janë përshtatur edhe Bizhuteritë, të cilat për të qëndruar sa më pranë natyrës, janë përzgjedhur të jenë metal i punuar me dorë. “Mesazhi im është ‘Me u kthy në natyrë’, për të lënë pas ketë botë që për momentin është në kaos. “Go back to nature”, është një mesazh për një shpresë që nuk vdes kurrë, sepse natyra është ajo që na jep bollëk, qetësi, është vendi ku mund të shkëputemi dhe të gjejmë paqe. “- përfundon këtë intervistë për koleksionin e saj më të fundit Ema Savahl, një koleksion që si gjithë koleksionet e tjera të saj, sjell formë dhe përmbajtje.
Fotografitë e koleksionit të jashtëzakonshëm janë bërë në Misisipi, në fushat e pamata ku kultivohet pambuku, dhe në moçale me peme te zhytura në ujë. Në këtë vend, Ema Koja Savahl, gjen kodet e pranimit për njerëzimin.
Kreditet: EMA SAVAHL Fall Winter 2020-2021 @natashakertes photography @hankburdine -director: @mjhburdine -model @zoeimes -model ,, @liaterni -jewelry, @mckenziekellymua -makeup/hair, @danielbajaroff locator
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...